Ai tha se drejtësia shqiptare po i mbetet borxh zbardhjes së vdekjes së kolonel Ahmet Krasniqit.
“Të dashur miq, Pas njëzet vjetësh, sot trazojmë kujtimet tona të hidhura për aktin e ekzekutimit barbar, nga dora e fshehtë, të kolonel Ahmet Krasniqi, Ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Republikës së Kosovës që veproi në ekzil. Sot po bëhet rivarrimi i eshtrave të këtij burri të Kosovës, trimi e atdhetari, por drejtësia shqiptare i mbetet borxh zbardhjes së vrasjes së tij, para derës së shtëpisë ku banonte me oficerët tjerë të kësaj ministrie në Tiranë, në Rrugën e Medreses. Krahas përmbushjes së një amaneti që Baci (siç komunikonim me njëri-tjetrin) të varroset në Kosovë, shtrohet pyetja se si do të përmbushet amaneti tjetër, ai i zbulimit të dorasëve dhe organizatorëve të ekzekutimit të tij, pas zhvarrosjes nga Tirana dhe rivarrosjes në Prishtinë. Edhe këtë duhet ta kishin llogaritur organizatorët” ka shkruar Mustafa.
FSK forcon radhët, kryen trajnime për snajperë dhe liderë lu...
Osmani zyrtarizon kandidimin e mikut të saj të studimeve
Kurti për “Severna Brigada”: Kërcënimet që i bëjnë dëshmia m...
Dhjetë raste të fruthit në Kosovë, rritet interesimi për va...
Profesori Naim Telaku, pjesë e listës së PDK-së për deputetë
Ministri i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar mbyll vizitën...