Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha se ish-kryeministri i ndjerë, Bajram Rexhepi do të mbetet në historinë më të re të Kosovës si kryeministër i parë, dhe duke lënë gjurmë të rëndësishme në ndërtimin e shtetit, raporton arbresh.info.
“Do të mbetet në mend si politikan që mbanë fjalën, komunikativ, bashkëpunues dhe korrekt,” është shprehur Mustafa në mbledhjen komemorative.
Sipas Mustafës, ish-kryeministri, Bajram Rexhepi, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në luftë dhe paqe.
“Zoti e bekoftë Bajram rexhepin, Zoti e bekoftë Kosovën,” ka përfunduar fjalimin kryeministri Mustafa.
Në mbledhjen komemorative, me një minutë heshtje është nderuar vepra që u cilësua “kolosale” e ish-kryeministrit, Bajram Rexhepi, i cili ndërroi jetë në një spital në Turqi, pas një gjendje të rëndë shëndetësore./arbresh.info/
Grenell për zgjedhjet e reja në Kosovë: Zoti po na përgatit ...
Deputetja e LVV: Kur LDK ia mbylli dyert, ne e bëmë Osmanin ...
Vijojnë bombardimet mbi Iran, shpërthime të fuqishme në aero...
Edi Rama uron 7 Marsin me mesazh nga Manastiri: Sa e fortë ë...
Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz
Kapen mbi 5 kilogramë marihuanë dhe një armë zjarri në Vusht...