Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në një intervistë për RTK ka bërë të ditur se bisedimet për vazhdimin e misionit të EULEX-it janë kah fundi.
Ai tha se janë duke u zhvilluar bisedime me Bashkimin Evropian lidhur me këtë çështje, ku është vendosur që këtë herë në përbërje të EULEX-it të ketë më pak anëtar, të cilët do t’i vazhdojnë lëndët që kanë mbetur pa kryer, dhe do të krijojnë kushte për transferimin e atyre lëndëve në institucionet vendore.
Lidhur me Gjykatën Speciale, kryeministri tha se nuk u është paralajmëruar ndonjë afat se kur do të ndodhë, por sipas tij, është çështje e BE-së që të krijojë kushte për staf, administratë dhe objekt, për të cilat thotë se nuk kanë ndonjë informacion.
Sot zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës
Ushtria amerikane: Konfirmohet nga Irani që, Mojtaba Khamene...
Kancelari gjerman mbështet armëpushimin: Dialogu është i dom...
Starmer: Britania do të bëjë gjithçka që mundet për ta mbësh...
Pas arritjes së armëpushimit të përkohshëm me Iranin, Trump:...
Policia në Mitrovicën e Jugut realizon bastisje dhe sekues...