Hoxhë Osman Musliu, në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se duhet ndërtuar patjetër xhamia në qendër të Prishtinës, dhe se sipas tij ajo duhet të emërohet Shaban Jashari.
Ai ka deklaruar se ata që kanë nisur peticion për ta ridizajnuar këtë objekt qëllim final e kanë që xhamia të mos bëhet fare, por se këtij qëllimi nuk do t’ia arrijnë dot.
“Xhamia ka për qëllim t’u shërbejë qytetarëve. Dy kushte ka ndërtimi i një xhamie: të jetë e kthyer kah Kibla dhe të mos jetë e ndërtuar në tokë të uzurpuar. Krejt kjo zhurmë që po bëhet qëllimin e ka që të mos ndërtohet xhamia”.
“Atij që ia ka vrarë syrin dizajni i xhamisë, duhet ta dijë se vetëm në Prishtinë janë 45 mijë ndërtime paleje. Duhet që të rrëzohen plot ndërtesa të stilit komunist, fillimisht. Mendoj që krejt qëllimi është që të mos ndërtohet ky objekt fetar”.
“Mendoj që xhamia duhet të emërohet Shaban Jashari, që ka qenë një baba i mirë, një mësues i mirë, një gjysh i mirë, një mik i mirë. Kështu do të ishte për nder që kjo xhamia të emërohej sipas tij”.
ZRRE bën thirrje për kursim të energjisë
BQK: Asetet e bankave në Kosovë arritën në 9.22 miliardë eur...
Dasma në Gazë që u kthye në tragjedi
KQZ-ja mban mbledhje, ky është rendi i ditës
Incident i pazakontë: Shqiponja rrëmben një dron në fluturim...
LDK mban sot tubimin përmbyllës të fushatës në Pallatin e Ri...