Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, thotë se sot nis një kapitull i ri në Hagë për UÇK-në.
Në një postim në Facebook, ajo shkruan se e vërteta do të ndriçojë.
“Sot nis një kapitull i ri për UÇK-në në Hagë! E vërteta do të ndriçojë, dhe do të turpërohen ata që hodhën baltë mbi të shenjtën UÇK!”, ka shkruar ajo.
Sot ish-ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, do ta nisë dëshminë e tij para Gjykatës Speciale, në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.
Seanca do të fillojë në orën 9:00, përmes transmetimit me 45 minuta vonesë./Arbresh.info/
James Rubin dëshmon sot në Gjykatën Speciale të Hagës si dëshmitar i mbrojtjes
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...