Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, u fol rreth përgatitjeve që po i bën ky subjekt politik për të nxjerrë një rezultat sa më të mirë në këtë garë.
Musliu-Shoshi, pati kritika të ashpra ndaj qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje.
Ajo deklaroi në Klan Kosova se pavarësisht se ka qenë në opozitë, asnjëherë s’ka folur keq për vendin në prezantimet ndërkombëtarë, ashtu qysh sipas saj kishin vepruar oponentët politik.
“Mendoj që e kam dëshmuar vetën në fusha të ndryshme, në veçanti në atë të politikës së jashtme, ku edhe e kam prezantuar Partinë Demokratike në Këshillin e Evropës, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës po ashtu edhe në Parlamentin Evropian, në Komisionin për Punë të Jashtme, në Komisionin për Stabilizim-Asociim. Ndoshta nuk janë tema që kanë aq shumë popullaritet, megjithatë janë tema shumë të rëndësishme dhe pavarësisht faktit që kemi qenë opozitë, interesi i Kosovës si shtet i tejkalon interesat partiake, të paktën për Partinë Demokratike dhe për atë se çka unë përfaqësoj”, deklaroi ajo në Klan Kosova.
“Dhe asnjëherë nuk e kam përfaqësuar Kuvendin e Kosovës jashtë dhe të flas kundër shtetit tim, siç kanë bërë më herët disa oponentë, por kam lobuar me tërë qenien sikur të ishte PDK-ja në pushtet”, theksoi ajo.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...