Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Ganimete Musliu, tha se raportimi i drejtorit të AKI-së, Petrit Ajeti në këtë Komision, ka të bëjë për gjendjen e sigurisë në Kosovë.
Ajo ka ftuar qytetarët që mos të jenë në panik, pasi sipas saj, gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile, derisa kërkoi që këtë ta bëjnë presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.
“Përmes juve kërkoj edhe nga Presidentja edhe Kryeministri që të dalin dhe të deklarohen për gjendjen e sigurisë ne vend që është vërejt te qytetarët panik i shtuar që kanë filluar të furnizohen me derivate të shumta… mos të flasim për miellin dhe artikuj tjerë”, tha Musliu.
“Nuk ka vend për panik gjendja është stabile dhe nuk kërcënohemi drejtpërdrejtë nga ndonjë pasiguri”, tha ajo./EO/
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...
Vdes një person në Lipjan derisa po luante në fushë sportive...
Arrestohet në Pejë një person për kërcënim ndaj Ramush Harad...