Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, i është drejtuar popullit duke thënë se për tri vite rresht u keqtrajtuat u ofenduat dhe u poshtruat nga qeveria e Albin Kurtit.
Sipas saj, sot pas 13 viteve në këtë kuvend e ka të vështirë ta ndajë të vërtetën nga gënjeshtrat e kësaj qeverie.
“Të dashur qytetarë sot ju e keni më lehtë se sa secili nga ne që ta nxirrni të vërtetën në shesh”.
”Mafton që secili nga ju të bëni një analizë të thjeshtë të gjepit tuaj dhe ta pysni vetën se si ja keni dalur për këto tri vite të mbijetoni sepse për mbijetes as që bëhet fjalë, me qmimet që kan shkuar në qiell e me pagat që kanë rënë përtokë”, tha Musliu.
Gjithashtu tha se sa hakmarrëse e inatçi është kjo qeveri, mjafton ta shihni shpërndarjen e buxhetit nëpër komuna.
”Në katër komuna ku qeveria Vetëvendosje është në pushtet është ndarë dukshëm më shumë buxhet se në komunat ku qeverisin partitë tjera”./klankosova
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit