Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu tha se realizimi i kërkesave të Policisë është puna e parë që duhet ta bëjnë si Kuvend.
Në një reagim në llogarinë e saj personale në Facebook, Musliu shkruan se Policia nuk ka nevojë për falënderimet e politikanëve, por duhet të merren parasysh kërkesat dhe nevojat e Policisë.
“Realizimi i kërkesave të Policisë është puna e parë që duhet të bëjmë si Kuvend, ose ta mbyllim gojën sepse Policia nuk ka nevojë për falënderimet e politikanëve. Ata po e kryejnë punën e tyre e ne duhet ta kryejmë punën tonë duke marrë vendime konform nevojave dhe kërkesave të policisë”, shkruan deputetja, përcjell Arbresh.info
Ndërsa dje deputetja e PDK-së, Ariana Musliu- Shoshi, tha se në Komisionin parlamentar për të Drejta të Njeriut kanë pranuar peticion nga Sindikata e Policisë së Kosovës me 5623 nënshkrime nga pjesëtarë të Policisë të Kosovës.
Ajo thotë se kërkesat e tyre janë të domosdoshme dhe duhet të aprovohen pa asnjë vonesë.
Postimi i plotë i saj:
Policia e Kosovës meriton përkrahje me vepra, boll me fjalë!
Në Komisionin parlamentar për të Drejta të Njeriut kemi pranuar peticion nga Sindikata e Policisë së Kosovës me 5623 nënshkrime nga pjesëtarë të policisë të Kosovës. Kërkesat e tyre janë të domosdoshme dhe duhet të aprovohen pa asnjë vonesë:
1. Ligji i pagave,
2. Shtesa e rrezikshmërisë në punë
3. Shtesa për punë të veçantë
4. Klasifikimi në koeficient për stafin civil
5. Shujta mujore
6. Shpërblimi për fund vit për performancë të mirë
7. Tre paga përcjellëse për të pensionuarit
8. Zbritja e përvojës së punës nga 0.5 në 0.25 për 15 vitet e para,
9. Sigurimi shëndetësorë dhe jetësor,
10. Ligji për pensionim në Policinë e Kosovës
Pushteti me votë në Kuvend duhet të dëshmoj përkrahjen!/Arbresh.info/
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...