Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës , Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër pas deklaratave të Vetëvendosjes ku PDK-në e krahasuan me Listën Serbe.
Sipas deputetës së PDK-së, ky krahasim është i ulët, i rëzikshëm dhe thellësisht fyes për shtetin e Kosovës.
Më tej ajo është shprehur se PDK-ja është dhe do të mbetet shtylla e shtetit të Kosovës.
Postimi i plotë:
Krahasimi që Vetëvendosje i bën PDK-së me Listën Serbe është i ulët, i rrezikshem, i pavërtetë dhe thellësisht fyese për vetë shtetin e Kosovës.
Ta krahasosh PDK-në me ata që mohojnë republikën është turp dhe mashtrim politik.
Kjo gjuhë e urrejtjes nuk është politikë, është dëshpërim.
Ata që s’kanë rezultate, kërkojnë armiq për t’i fshehur dështimet e veta.
PDK-ja është dhe do të mbetet shtylla e shtetit të Kosovës.
Populli e di mirë kush ka dhënë për këtë vend.
Vetëvendosje dje mori atë që e mbolli.
Tani është koha për ide, jo për shpifje.
Për punë, jo për propagandë.
Për Kosovën, jo për pushtet./Arbresh.info/
LDK reagon për sulmin në Skenderaj ndaj Hysni Mehanit
Begaj pret Komandantin e Komandës së Forcës së Bashkuar në N...
Sulm masiv rus ndaj Ukrainës, të paktën pesë të vrarë
Propozimi që ndërtesës në Ambasadën amerikane në Kosovë t...
Haxhiu reagon pas sulmit në Skenderaj
Kurti: Opozita po bllokon reformat dhe po rrezikon miliona e...