Deputetja e partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka dorëzuar sot padi në Gjykatën Themelore ndaj ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.
Musliu para mediave ka thënë, se Ministri Peci ka hedhur akuza e fyerje ndaj saj si deputete dhe PDK-së gjatë mbledhjes së Komisionit javën e kaluar, raporton arbresh.info
“Unë sapo e bëra këtë në Gjykatën Themelore dhe zotëri Peci do të ballafaqohet më mua në gjyqe për shpifje dhe dëmtim të identitetit tim. Unë do ta ushtroj detyrën time si deputete e përgjegjshme dhe do të vazhdoj t’i mbroj bujqit. Zotëri Peci ka vazhduar t’i gënjej ata. Ai ka hedhur akuza të ulëta ndaj meje dhe Partisë Demokratike të Kosovës. Për shpifjet e tij ai do të japë llogari në gjyqe dhe s’do të lejoj që ai t’i shpëtoj dënimit të merituar. Ka përfunduar koha kur politikanët të papërgjegjshëm të hedhin akuza për dështimet e tyre ndaj deputetëve”, tha Musliu.
Padia e Musliut ndaj Pecit vjen pas një përplasjeje verbale në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.
Musliu e pati quajtur Pecin rrugaç, e më pas e kishte hedhur një gotë ujë ndaj tij.
Pas këtij incidenti, deputetja Musliu doli në një konferencë për media, ku edhe paralajmëroi padinë ndaj ministrit Peci./arbresh.info/
LEXO EDHE
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit