Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se marrëveshja e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të hapë tema të rrezikshme për shtetin e Kosovës.
Musliu në RTK ka thënë se ajo që është nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë është një dokument ku Kosova dhe Serbia janë zotuar para presidentit Donald Trump që t’iu përmbahen atyre zotimeve.
Megjithatë, Musliu konsideron se disa nga pikat e këtij dokumenti mund të hapin tema të rëndësishme dhe të rrezikshme për Kosovën, ndërsa e ka quajtur lëshim të madh mos marrjen e njohjes nga Serbia në takimin e Uashingtonit.
“Nëse është marrëveshje, atëherë çfarë do të duhej aty që të ishte feja, Ujmani, Hezbollahu, moratoriumi. Kosova ka bërë lëshime të mëdha në atë takim, duke e lëshuar njohjen reciproke. Me faktin që është hequr njohja nga aty, është lëshim i madh”, u shpreh ajo.
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...