Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka bërë të ditur se njëri prej shesheve në Fushë Krujë do të emërtohet me emrin “Shote Galica”.
“Lajm i mirë! Sapo u njoftova nga Drejtori i Kabinetit të Bashkisë Krujë, Z. Mehmet Deliu se Këshilli Bashkiak Krujë ka marr vendimin se sheshi qëndror i zonës së re ku do strehohen familjet e prekura nga tërmeti në Fushë Krujë, do marr emrin e Heroinës tonë kombëtare “Shote Galica”.
Gjithashtu, do zhvendoset lapidari i vendvarrimit të saj, në qendër të lagjjes së re dhe do vendoset busti i Heroinës tonë, duke i dhënë dinjitetin gruas që luftoi për kombin shqiptar”, ka shkruar ajo në Facebook.

Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...