Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka akuzuar Kryeministrin Kurti se qytetarët te cilët kanë një vend pune po largohen nga Kosova, për shkak të arrogancës së qeverisjes së tij.
Musliu gjithashtu kërkoi nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që t’i adresohet qytetarëve, e t’ju garantojë atyre siguri që të jetojnë në Kosovë.
“Kosova po zbrazet çdo ditë, e nuk po zbrazet ata që nuk e kanë një vend pune por nga profesionistët. Këta qytetarë nuk po largohen që janë pa punë, po largohen për shkak të arrogancës së qeverisjes suaj, prandaj kam lutje se kur do t’i adresohesh një ditë para qytetarëve të Kosovës që t’ju garantosh atyre siguri që të jetojnë në vendin e vet”, tha deputetja e PDK-së.
Ajo gjithashtu kritikoi Kryeministrin Kurti, pasi ‘mbrojti’ Ministrin, Hekuran Murati në debatin me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Deputetja e PDK-së, i tha Kurtit se po bëhet “sikur ata prindërit e keq, që del dhe thotë fëmija im s’ka faj, është i edukuar”.
“Kryeminister po ta kujtoj një fjalë të urtë popullore, fëmija i hanë mollat, e të mëdhenjve u mpihen dhëmbët, prandaj sillu si Kryeministër e jo si prind i keq”, përfundoi Musliu./arbresh.info/
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1