Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu mëngjesin sotëm e ka nisur me disa kritika drejtuar kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.
Me anë të një postimi në Facebook, deputetja ka shpërndarë disa fotografi, ku shihen që rrugët janë të bllokuara, në mbishkrimin e tyre ajo ka shkruar se si Kurti edhe Rama “dojnë me i çmend punëtorët e administratës në Kosovë”.
“Albin Kurti e Përparim Rama dojnë me i çmend punëtoret e administratës në Kosovë. Albini me ministrat e tij qe te vetmin aktivitet e kane me i kontrollu punëtoret a po vijnë në orën 8:00 me e ba tikun dhe Përparimi duke i blloku rrugët çdo ditë t’lume në orën 7:45 me do bagera e do shirita”, ka shkruar ajo./Arbresh.info/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës