Deputetja e Partisë Demokratikë të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu,ka reaguar pas mbulimit të luleve që i dedikohen 1133 fëmijëve të vrarë gjatë luftës në Kosovës, që është e vendosur në oborrin e Kuvendit të Kosovës.
Ajo, thotë se plagët e dhimbjet në Kosovë po keqpërdoren vetëm sa për të realizuar një fotografi nga zyrtarë të institucioneve shtetërore.
Ajo, ka aluduar në kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila në qershor ishte fotografuar pranë kësaj simbolike, e cila në atë kohë ishte me 1133 lule, ndërsa sot ato lule janë shndërruar në barishte, raporton arbresh.info.
Postimi i saj i plotë:
Kështu është kur plagët e dhimbjet e Kosovës keqpërdoren vetëm sa për te realizuar një fotografi.
Këto dy foto pasqyrojnë simboliken e 1133 fëmijëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë, luleve të bardha të Kosovës,
Dhe nuk ka përshkrim ma adekuat se në këtë foto sepse këta jemi ne, këto janë institucionet tona. Asnjëherë nuk e trajtuam dinjitetshëm luftën tonë për Liri.
Kjo simbolikë është ne oborrin e Kuvendit të Kosovës.
Krichbaum takime në Tiranë për integrimin e Shqipërisë në BE
Ukraina, Rusia dhe SHBA nisin bisedimet për fundin e luftës
SHBA-ja nis luftanije drejt Iranit, OKB paralajmëron për num...
Prokuroria e Gjakovës nis hetimet për manipulim të votave në...
Stuhi bore në SHBA, anulohen mijëra fluturime
Shqiptari i zhdukur në Jezercë, gjendet në Budakovë të Suhar...