Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka thënë se janë gjashtë persona të vrarë të grupit kriminal, në Basnjkë të Zveçanit.
Musliu, mes tjerash thotë se është zënë edhe një sasi e konsiderueshme e materialit ushtarak.
“Në një objekt afër kishës janë të vrarë afër gjashtë terroristë, dhe është zënë material i konsiderueshëm ushtarak në një nga objektet ndihmëse të kishës”, u shpreh Musliu në klankosova
“Ai theksoi se Policia e Kosovë është afër përfundimit të operacionit”.
Ndërkohë, Policia e Kosovës ka konfirmuar për një sulmues të vrarë.
Përndryshe sot, në orët e hershme të mëngjesit, një polic i Kosovës ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur.
Nga homazhet në Prekaz te takimi me sportistet – agjenda e p...
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...