Deputetja e rizgjedhur e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit në dorëheqje Albin Kurti, i cili fajësoi sot PDK, LDK dhe AAK për mos konsitutimin e Kuvendit.
Musliu në një postim në Facebook, i është drejtuar Kurtit duke i thënë se “për pesë vjet rresht e kemi parë se si qeverisni ju. E kemi parë edhe kush la nam sikurse e kemi parë edhe kush i ka sulmuar institucionet. Të gjitha mbaj me shnet vet”.
Deputetja e PDK-së tutje ka theksuar se ka kaluar koha e propagandës dhe demagogjisë.
“Albin, ka kaluar koha e propagandës dhe demagogjisë. Nuk ke nevojë të bëhesh kaq paranojak teatral se ti e din që VV nuk është Republikë. As ti nuk je Republika. Opozita nuk është në shërbimin tënd. Ule kryet dhe respektoni ligjin që ke krijuar vetë”, ka shkruar ajo.
Musliu ka theksuar se aleancat nuk krijohen përmes arrogancës dhe përbaltjes së të tjerëve, por përmes respektit për njerëzit të cilët i ke përballë.
“Mirë se erdhe në realitet, Bini. Pra, që ta kuptosh njëherë e mirë: Kur dikush është kundër teje nuk nënkupton që është edhe kundër Kosovës. Është thjeshtë kundër teje sepse ti je faqja e zezë”, shkroi Musliu.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit