Kryetarja e Komisionit për Mbikqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), njëherit edhe deputete e PDK-së, Ganimete Musliu ka bërë të ditur se kreu i këtij institucioni, ka raportuar për punën gjashtë mujore.
Sipas saj, drejtori Petrit Ajeti, u ka thënë se në përgjithësi gjendja e sigurisë në vend është stabile dhe nuk ka vend për shqetësime.
“Sot kishim në raport të rregullt për 6 mujorin e parë të vitit drejtorin e Agjencinë për Inteligjencë Petrit Ajeti dhe është raportuar në përgjithësi për punën, aktivitetin e AKI-së dhe gjendjen e sigurisë në vend”.
“Duke u bazuar në informatat që janë marrë nga zotëri Ajeti si drejtor i kësaj agjencie gjendja e sigurisë në vend është stabile dhe ka hapësirë për shqetësime ose për ndonjë shqetësim shtesë te qytetarët e Kosovës”, tha Musliu për EO.
Ajeti ka raportuar në këtë Komision me dyer të mbyllura, pa praninë e medieve.
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s