Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu është ‘përplasur’ me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Musliu i tha Kurtit se shumë ministri po funksionojnë vetëm me ushtrues detyre.
“Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, MASHT, Ministria e Drejtësisë, MPJD, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Industrisë, Ministria e Ekonomisë, Ministria e Administratës e Pushtetit Lokal, dhe gjithashtu Ministria e Zhvillimit Rajonal”, kanë qenë ministritë që ka përmendur Musliu.
Por, në fjalën e tij, Kryeministri i vendit tha se për MAShT një gjë e tillë nuk është e vërtetë, pasi ka sekretare aty.
“Së pari deputetja Musliu për MASHT s’ështe e vërtetë, pra ju po flisni kur i keni marrë të dhënat, po ku e di unë kur i keni marrë të dhënat. Unë i di shumë gjëra, por nuk e di kur i keni marrë të dhënat. Nuk është e vërtetë për MASHT qe është me ushtrues detyre”, tha Kurti.
“Ky hajgarexhia këtu 40% te elektoratit te tij i ka quajtur analfabetë funksionalë, ky hajgarexhia këtu e ka bo shtetin llugë, nuk i shiten më mashtrimet, nuk i shiten më rrenat, ti je vetëm një hajgarexhi”, tha Musliu.
E kësaj deklarate të Musliut iu përgjigj kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i cili i kërkoi deputetes së PDK-së të ketë kujdes me gjuhën pasi po flet me Kryeministrin./arbresh.info/
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...
Ushtria amerikane: Tetë të vrarë nga sulmet e fundit ndaj an...
“E mallkoj ditën kur jemi takuar”, Londrimi ngacmon Edin dhe...
Bislimi publikon letrën nga BE: Komisioni ka vendosur për he...
Qeveria në detyrë del me vendim për çmimin e naftës, përcakt...