Në përmbylljen e “Javës kundër korrupsionit 2017”, koalicioni i Organizatave Joqeveritare në sheshin “Skënderbeu”, ka vendosur një pemë e të cilën e ka quajtur “Pema e korrupsionit”, shkruan arbresh.info.
Betim Musliu, nga Instituti i Kosovës për drejtësi ka thënë se përderisa nuk ka rezultate në luftën kundër korrupsionit nuk do të ketë edhe mirëqenie të qytetarëve edhe nuk do të ketë lëvizje të lirë në zonën shengen.
“Përderisa nuk ka rezultate në luftën kundër korrupsionit nuk do të ketë edhe mirëqenie të qytetarëve edhe nuk do të ketë lëvizje të lirë në zonën shengen. Pra, derisa mos të luftojmë që kjo pemë të ndryshojë atëherë ne do të mbetemi të izoluar”, ka thënë ai.
Musliu, ka shpjeguar edhe arsyet se përse e kanë vendosur bredhin dhe dhuratat në të.
“Në këtë ditë ne kemi vendosur që ta shënojmë përmes kësaj peme në të cilën kemi vendosur dhurata që faktikisht këto dhurata po na mbajnë të izoluar ende. Kjo pra është pema e korrupsionit, ku i kemi vendosur të gjitha rastet që kemi vendosur ti diskutojmë gjatë javës së korrupsionit”, ka thënë ai./arbresh.info/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...