Kreu i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, vazhdon të besojë se e vetmja mënyrë për t’i hapur rrugë zgjidhjes së problemit të demarkacionit është të dërgohet sa më shpejtë në Kuvendin e Kosovës.
“Aty, ose marrëveshja ratifikohet (gjë që është e pamundur në këtë konstalacion politik) ose rrëzohet, që është opsion real”, shkruan Murati në profilin e tij në facebook.
Sipas tij, vetëm pas këtij hapi, krijohet kontest i ri juridik me Malin e Zi dhe mund të fillohet të negociohet me të dërgimi i demarkacionit në arbitrazh ndërkombëtar si një mundësi reale, ose që është më pak e besueshme edhe të bëhet përpjekje të rinegociohet marrëveshja.
“Është e natyrshme se në këtë fazë Mali i Zi nuk pranon asnjë nga këto hapa, sepse nuk ka kontest juridik, ndërsa në anën tjetër ai e ka raitifkuar në parlamentin e vet. Pra kontesti i ri krijohet vetëm me veprimet tona politike e jo me rezultatet e reja të komisionit të ri”, ka thënë Murati.
Rama s’merr pjesë në marshin “Drejtësi, jo Politikë” në mbës...
Komandanti i FSK-së uron Pavarësinë e Kosovës
Kurti përmend ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë: Hi...
Liderët e shtetit bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit R...
Begaj uron Pavarësinë e Kosovës: Përulje dhe mirënjohje për ...
Ardit Stafaj largohet nga Big Brother VIP Kosova 4