Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të votojnë buxhetin e vitit 2025 për komunat e Prishtinës, Gjilanit dhe Zubin Potokut, në mënyrë që të mundësohet pagesa e faturave të grumbulluara për shkak të mungesës së buxhetit.
Murati ka njoftuar se Qeveria e Kosovës ia ka dërguar dje Kuvendit të sapo konstituuar materialin buxhetor për vitin 2025 të tri komunave që nuk kishin arritur ta miratonin brenda afatit ligjor.
“Qeveria dje ia ka përcjellë Kuvendit të konstituuar materialin buxhetor të vitit 2025 për tri komuna që s’kishin arritur ta votonin buxhetin për vitin 2025 brenda afatit ligjor (Prishtina, Gjilani, Zubin Potoku). Përmes procedurës së përshpejtuar prej 72 orësh, Kuvendi i Kosovës mund t’i miratojë buxhetet e këtyre komunave për vitin 2025 dhe të hapet rruga për pagesën e faturave që janë grumbulluar qysh javën që vjen. Uroj që deputetët e opozitës të lënë anash inatin politik e të bëjnë veprimin e duhur, fillimisht duke themeluar komisionet parlamentare, e pastaj edhe duke votuar për buxhetet e këtyre komunave”, shkroi Murati.
NATO kap raketën balistike të Iranit që hyri në hapësirën aj...
Dënohet me 20 vjet burgim gruaja që vrau kunatin në Prishtin...
Dorëheqja e Haxhi Avdylit, vjen reagimi i Partisë Guxo
Tentoi t’i fuste “në të zezën” mbi 500 litra naftë nga Kosov...
Osmani ende s’e ka nënshkruar dekretin për datën e zgjedhjev...
Ministrja Gërvalla: Juristët dhe avokatët shqiptarë në Zvicë...