Ministri i Financave, Hekuran Murati në Seancën e Kuvendit të Kosovës foli për të hyrat vetanake.
Lidhur me këtë më herët ka reaguar edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Murati tha se kjo çështje rregullohet me ligjin për menaxhimin e financave publike, ku të hyrat vetanake të pashpenzuara të Komunës për vitin paraprak barten në vitin vijues.
“Kjo çështje rregullohet me ligjin për menaxhimin e financave publike, ku thuhet që të hyrat vetanake të pazhpenzuara të komunës për vitin paraprak barten në vitin vijues, kjo gjë pastaj rregullohet edhe me nenin 9 paragrafi 6 i ligjit të buxhetit i cili e thotë të njëjtën gjë”, tha Murati.
Ai tha se këto të hyra janë në përputhje me ligjin për menaxhimin e financave publike, dhe përmendi faktin se ky nen është adamentuar nga grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Të hyrat vetanake nga viti 2022 barten në vitin 2023 dhe kjo është në tersi në përputhje me ligjin për menaxhimin e financave publike, madje nëse ju kujtohet ka qenë pikërisht ky nen që është adamentuar nga grupi parlamentar i LDK dhe është votuar edhe nga grupi i lëvizjes Vetëvendosje. Ligji për buxhetin e parasheh këtë dhe ne po e zbatojmë ligjin që e keni miratuar ju si kuvend e madje nenin përkatës që e ka adamentuar LDK”, theksoi ministri./Arbresh.info/
lexo edhe:
Vrasja e të riut në Prishtinë, Prokuroria siguron pamjet nga...
Nis fushata për zgjedhjet e parakohshme, KQZ tregon rregulla...
Shisnin drogë pranë shkollave në Durrës, ekzekutohen masat e...
Vdes zyrtarja policore, Policia shpreh ngushëllime
Gjashtëmbëdhjetë nxënës të vrarë në zjarr në një shkollë në ...
Maran zbardh listën e Shqipërisë për miqësoret e qershorit