Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se vendimi për rritjen e taksës ndaj mallrave të Serbisë është i drejtë dhe duhet të vlerësohet në kontekstin e obstruksioneve të vazhdueshme të Serbisë ndaj Kosovës.
Ai e ka inkurajuar Qeverinë e Kosovës të mos zmbrapset nga ky vendim.
Murati ka thënë për “Epoka e re” se ky vendim duhet të detyrojë Serbinë të heqë dorë nga politikat destruktive në raport me Kosovën.
Sipas tij, nga kjo betejë Kosova nuk duhet të dalë pa përfitime. Murati ka shprehur optimizëm se vendosja e reciprocitetit me Serbinë do ta afronte zgjidhjen e problemeve mes dy vendeve.
Ai ka vlerësuar se vendimi për taksën ndaj produkteve serbe është mesazh për Serbinë dhe bashkësinë ndërkombëtare që të fillojnë ta trajtojnë Kosovën dinjitetshëm dhe barabartë me shtetet e tjera.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës