Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, po cilëson se ridefinimi i kufijve mes Kosovës duhet të jetë opsion i parë në marrëveshjen përfundimtare.
Përmes një postimi në Facebook, Murati është shprehur se në rrethanat e sotme politike ndërkombëtare, opsion i parë duhet të jetë ridefinimi i kufijve.
Sipas tij, reciprociteti duhet të jetë opcion rezervë.
Ky është postimi i plotë i Muratit në Facebook:
Sot ridefinimi i kufijve duhet të jetë opsion i parë, reciprociteti opsion rezervë
Në rrethanat e sotme politike ndërkombëtare opsioni i parë në bisedimet me Serbinë duhet të jetë ridefinimi i kufijve me Serbinë (pjesa shqiptare e Kosovës Lindore me Kosovën, Leposaviqi pa Cerajë, Koshtovë, e Bistricë, Zveçani pa Zhazh, Boletin, e Kelmend, dhe Zubin Potoku pa Çabër me Serbinë), rënia e privilegjeve bllokuese që ka pakica serbe me Kushtetutë (si relikt i Pakos së Ahtisaarit) dhe rrjedhimisht hapja e rrugës për funksionalizimin e shtetit të Kosovës me mundësi bashkimi me Republikën e Shqipërisë. Vetëm në rast të ngërçit në opsionin e parë, reciprociteti në të drejta të Kosovës Lindore me ato të veriut të Kosovës, apo të të gjithë shqiptarëve në Serbi me serbët në Kosovë, duhet të jetë si opsioni rezervë. Reciprociteti si opsion i parë, është dashur të vlejë prej vitit 2010 e së paku deri në pranverën e vitit të kaluar. Me e kërku sot reciprocitetin është me vazhdu me i huq hapat politikë, ashtu siç krejt skena politike i ka huq deri më tani.
Prokuroria kërkon paraburgim për shtatë të arrestuarit: Dysh...
Dardan Berisha dhe Malvina Haziri më të mirët e vitit 2025
Kryeministri i Bahamas: Ky është fillimi i një marrëdhënie q...
OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike
Kurti premton 3.2 milionë euro për ndërtimin e rrugës Malish...
Në Rahovec gjenden mbetje mortore që dyshohet të jenë të një...