Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati i ka reaguar kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama pasi ky i fundit i kërkoi që të merrej me punët e veta.
Me anë të një postimi në Facebook, Murati i tha Ramës se njëra ndër punët e tij është edhe mbikqyrja dhe sigurimi që paraja publike shpenzohet sipas ligjit, përcjell Arbresh.info.
LEXO EDHE:
Postimi i plotë:
Përparim,
Njëra ndër punët e mia është edhe mbikqyrja dhe sigurimi që paraja publike shpenzohet sipas ligjit.
Me nënshkrimin e deklaratës së disponueshmërisë së fondeve, duke deklaruar se i keni të buxhetuara 18.4 milionë euro, kur në fakt keni pasur vetëm 10% të asaj vlere në buxhet, ju keni shkelur ligjin.
Me shpalljen e tenderit, dhe pastaj me nënshkrimin e kontratës, pa i pasur fondet në buxhet, ju përsëri keni shkelur ligjin.
Për 18 milionë euro.
Kurse sa u përket shkresave tuaja, besoj e keni marrë sqarimin tashmë disa herë nga stafi profesional i MFPT-së që buxheti i komunës mund të bëhet pjesë e Ligjit për Ndarje Buxhetore të vitit 2025, tek pasi Kuvendi të ketë miratuar ndryshim plotësimin e ligjit.
Kjo për shkak se ju jeni vonuar në miratim të buxhetit komunal sipas afateve ligjore.
Këto tashmë i dini, dhe kot bëheni se nuk i dini e shkruani shkresa. Injoranca ndaj ligjit nuk amniston shkeljen e ligjit./Arbresh.info
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin
Hoti: Çmimi i naftës është rritur 40%, Qeveria po dështon të...
LDK propozon uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën, kërkon ...
Hamza: Rritja e çmimit të naftës po varfëron qytetarët, qeve...
Hajdari: Qeveria ka ndërhyrë aty ku duhej, ulja e TVSH-së dh...
Afati për presidentin, Kurti: Jam në kontakt me Hamzën e Abd...