Ministri i Financave, Hekuran Murati priti sot në takim delegacionin e Fondit Saudit për Zhvillim, të udhëhequr nga Mohammad Alfayadh, për të diskutuar disa nga projektet me prioritet të qeverisë në kuadër të thellimit të bashkëpunimit.
Diskutimet në këtë takim ishin kryesisht të fokusuara në mundësitë për bashkëpunim në projekte mjedisore, të transportit dhe të energjisë, përcjell Arbresh.info
Përveç këtyre sektorëve, projektet infrastrukturore u vlerësuan si kyçe dhe me shumë potencial për investimet e huaja.
“Gjatë këtij takimi, Ministri Murati ftoi të pranishmit të shqyrtonin mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në sektorin e shëndetësisë, si dhe për zgjatjen e marrëveshjes me Fondin Saudit për financimin e ndërtimit të autostradës Prishtinë-Mitrovicë, duke marrë shkas nga bashkëpunimi i suksesshëm i deritanishëm”, thuhet në njoftimin për media nga MF.
Përfaqësuesit e Fondit Saudit për Zhvillim falënderuan Ministrin Murati për mikpritjen e ngrohtë dhe theksuan dëshirën për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen./Arbresh.info
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...