Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka vlerësuar se dobësimi i brendshëm i BE-së, destruktiviteti i vazhdueshëm i Beogradit, vendosja e taksës nga ana e Kosovës si masë reciprociteti e Platforma për bisedime, po çojnë drejt kolapsit të bisedimeve në formatin e tanishëm.
E krejt këto veprime, Murati po i sheh si shtrim i rrugës për përfshirjen e drejtpërdrejtë të SHBA-së në dialog.
“Dialogut të tejzgjatur a pa farë rezultati konkret të Brukselit, ku është folur vetëm për Kosovën dhe pozitën e serbëve në të, si duket po i vjen fundi. Të gjitha indikacionet janë se po krijohen kushtet që SHBA-ja ose të përfshihen më aktivisht ose edhe ta marrin rolin prijës në procesin e dialogut Kosovë-Serbi”, ka thënë Murati në një postim në Facebook.
Ai thotë se nuk janë të rastësishme vizitat e zyrtarëve të lartë amerikanë në Prishtinë, deklarimet e tyre për domosdonë e një marrëveshjeje në mes të Kosovës dhe Serbisë e deri tek përfshirja përmes letrave e deklaratave edhe e Presidentit Trump e Sekretarit të Shtetit Pompeo.
“Kjo përfshirje e amerikanëve dhe zgjidhjet që mund të vijnë, duhen shikuar edhe nën prizmin e përpjekjeve amerikane për të ndalur depërtimin çdo herë e më të hapur të interesave ruse në rajonin e Ballkanit”, është shprehur kreu i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati.
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot