Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, mori pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor, i cili u mbajt në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Ky takim u fokusua në diskutimet rreth Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor mbështetur nga Bashkimi Evropian.
Murati ishte pjesë e panelit të dytë “Zooming in the Growth Plan Pillars” së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerim dhe Fqinjësi Lindore të Komisionit Evropian dhe ministrave për çështje evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Në fjalën e tij, Ministri Murati theksoi përkushtimin e Kosovës për zbatimin e reformave që parashihen me Planin e Rritjes, ku Kosova ishte ndër vendet e para që ka dorëzuar Agjendën e Reformave. Tutje, Ministri Murati përmendi se Kosova gjithashtu ka zbatuar hapat e paraparë për vitin 2024 dhe 2025 siç janë sistemi elektronik për menaxhimin e rasteve gjyqësore, sistemi i votimit elektronik në Kuvend dhe nisja e projektit më të madh të energjisë së ripërtërishme, atij për parkun me erë me kapacitet prej 100 MW”, thuhet në njoftimin për media.
Murati përshëndeti propozimin e Komisionit Evropian për “Single Market Highway”, një iniciativë që do të lidhë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor me tregun e Bashkimit Evropian duke theksuar gatishmërinë e Kosovës për të bërë harmonizimin rregullativ të nevojshëm si dhe për të vazhduar me zbatimin e reformave dhe politikave konkrete drejt integrimit në Bashkimin Evropian./Arbresh.info
Rasti spiunazhit ndaj zyrtares së OSBE-së, Apeli shpall prov...
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 23-vjeçarja
Trajneri i Irlandës: Kosova ka qenë mbresëlënëse në ndeshjet...
BE-ja ashpërson ligjet e azilit
Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në Konferencën e S...
Sekuestrohen mbi 33 mijë euro mallra në Vërmicë, një i dyshu...