Ministri i Financave Hekuran Murati, ka thënë se më së shumti i dhemb vetë atij energjia që paguhet për Veriun nga buxheti i shtetit.
Ai ka premtuar se do të shterohen të gjitha mundësitë për të arritur te një zgjidhje e përshtatshme, ndonëse nuk ka dhënë një sinjal se cila mund të jetë zgjidhja e përafërt.
Pagesa e vazhdueshme e energjisë elektrike për serbët e veriut, të cilët refuzojnë të paguajnë shpenzimet e tyre, ka sjell në gjendje të vështirë edhe KOSTT-in.
”Tash për ne si Qeveri qëndrimi është që energjia elektrike, çdo produkt duhet paguar. Në këtë rast energjia nuk duhej të bënte përjashtim është një situatë që e kemi trashëgu, më besoni që më së shumti më dhemb mua kjo çështje, mirëpo zgjidhjen duhet bërë, por të njëjtën kohë duhet pasur parasysh kontekstin. Ka mundësi për zgjidhje vetëm se do t’i shterojmë alternativat dhe duhet parë cila mund të jetë zgjidhje ideale, sa më shpejt ose me vonesa tjera që mund të mos të jenë zgjidhje ideale por synimi ynë është që sa më shpejt ta bëjmë”, tha ai sonte në TëVë.
Tutje, ai ka folur edhe për investimet në infrastrukturën energjetike duke thënë se mos-investimi gjatë viteve paraprake nuk mund të kompensohet për një vit. Murati përmend edhe disa nga grantet që kanë përfituar nga Qeveria e Gjermanisë për investimet në energjinë e ripërtërishme.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...