Ndryshimet e marrëveshjes aktuale për çështjen e demarkacionit, Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim, thotë se i sheh si shumë të vështira.
“Mali i zi ka shkuar shumë larg me miratimin e kësaj marrëveshje, nuk ka arsye të tërhiqet”, tha ai në Interaktiv të KTV-së.
Ka shtuar se në kohën kur pati gazlotsjellës në Kuvend për demarkacionin, nuk u bë asnjë hap i madh.
“Demarkacioni më shumë u shfrytëzua për ta rrëzuar Qeverinë se sa të marrë një epilog”, shtoi ai.
Ai ka thënë se as atëherë nuk ka pasur gjasa të kalojë demarkacioni, por megjithatë duhej t’i jepej epilog.
“Mundësia e vetme është të ratifikohet pastaj Malit të Zi t’i kërkohet të rinegocohet”.
Ka thënë se demarkacioni duhet të marrë një epilog, të kalojë ose të rrëzohet, e shtoi se po zvarritet më shumë se që duhet./Koha.net/
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s