Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati përmes një postimi në Facebook ka thënë se deklaratat e sotme të presidentit serb Aleksandar Vuçiq treguan se po vazhdon politika nacional-shoviniste e Serbisë që bazohet mbi gënjeshtrën.
Pas themelimit të ushtrisë së Kosovës presidenti i shtetit fqinj ka deklaruar se veprimi i sotëm i Prishtinës është sulm ndaj serbëve dhe sulm haptazi i Republikës së Serbisë, transmeton Koha.net.
“E dëgjova me vëmendje konferencën për shtyp të presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiqit. Përmbajtja një patetizëm vajtues me tone gjysmë-kërcënuese. Por ajo që më la përshtypje është vazhdimi i një politike nacional-shoviniste që bazohet mbi gënjeshtrën”, ka shkruar Murati. “Burri i botës, publikisht gënjente duke thënë se neni 126 i Kushtetutës së Kosovës kërkon që misioni i FSK-së të ndryshohet vetëm me kushtetutë”.
Murati ka shtuar se kjo është mënyra e Vuçiqit për të manipuluar me opinionin në Serbi dhe serbët në Kosovë.
“E vërteta është se ky nen i jep FSK-së një mision të tillë të gjerë, që fare nuk e pengon që FSK të konsiderohet si ushtri. Nuk flitet aty fare për mundësi ndryshimi të misionit. Por, paramendo se çfarë manipulimi si me opinionin në Serbi ashtu edhe me serbët në Kosovë. Kush e lexon kushtetutën për ta vërtetuar këtë gjë?! Shumica beson se në këtë çështje presidenti nuk ka nevojë të gënjejë. Por ja mu këtu gënjen. Dhe me të tillë diskurs të gënjeshtërt mbahet gjallë nacional-shovinizmi serb, i dëmshëm tani më goxha shumë edhe për vetë serbët”, ka thënë ai.
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...