Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se deficiti buxhetor në Kosovë është zvogëluar në një rekord historik.
Përmes një postimi në Facebook, ai tha se financat publike janë kthyer në drejtimin e duhur dhe që “thesi i shqyer është qepur.”
Murati shtoi se qeveria ka qenë e kujdesshme për të mos shkaktuar një barrë të paqëndrueshme financiare dhe për të mos rritur borxhin publik, edhe pse kishte pakot mbështetëse më të mëdha në rajon.
“Jemi kujdesur që të mos shkaktojmë barrë të paqëndrueshme financiare e të mos rrisim borxhin publik, përkundër faktit që kishim pakot mbështetëse më voluminoze në rajon”, ka shkruar ai. /arbresh.info/
Aeroporti i Vlorës/ Pacolli kërkon ndërhyrjen e Ballukut dhe...
Dy familje në Fushë Kosovë mbesin pa strehim pas vërshimeve,...
Bora fiton në Prizren
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë
Parashikimi i motit për ditët në vijim-Të hënën temperaturat...
Picula: Me këngë çetnike dhe “botën serbe”, Serbia mund ta h...