Deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati, ka shpërndarë një pjesë nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e kryeparlamentarit në përpjekjen e partisë së tij për të argumentuar zgjedhjen e tyre për votim të fshehtë në Kuvend pas dështimeve të njëpasnjëshme për ta bërë Albulena Haxhiun kryeparlamentare.
“Në konstituimin e Kuvendit, të gjithë deputetët duhet të jenë të pranishëm dhe të votojnë si të dëshirojnë, në mënyrë të hapur ose të fshehtë, të votojnë “për”, “kundër” ose të abstenojnë, dhe nuk mund të lirohen nga të vepruarit kështu”, është pjesa që ka ndarë Murati.
Deputetët e partive opozitare as dje nuk kanë marrë pjesë në votimin për komisionin procedural.
Thirrja e Muratit është e ngjashme me atë të kryesuesit të seancës, Avni Dehari, i cili dje para se të shpallte votat, tha se “Aktgjykimi i Kushtetueses ju obligon deputetët të votojnë”.
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë