Në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë, të martën, ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore ndaj të akuzuarit për vjedhje të pyllit, A.R.
Gjyqtari Qemail Suka deklaroi se i akuzuari është ftuar me rregull, por se mungesën nuk e ka arsyetuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Në seancë ka prezantuar përfaqësuesi i palës së dëmtuar, Muharrem Basha, dëshmitari Bashkim Gashi si dhe prokurori Atnor Skoro.
Në këto rrethana, gjykatësi Suka deklaroi se seanca e radhës shtyhet për kohë të pacaktuar, për shkak të pandemisë Covid-19.
Ndryshe, me aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Prizren, të ngritur më 25 shtator 2019, A.R, akuzohet se me 31 korrik 2019, rreth orës 06:35 minuta , me qëllim të vjedhjes në vendin e quajtur “Rrahishtë”, me motosharrë ka prerë dru të llojit të ahut, me diametër mesatar 17,15cm, me ç’rast Autoritetit Komunal-Drejtorisë për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari në Komunën e Suharekës, i ka shkaktuar dëm material në shumën prej 384.03 euro.
Me këto veprime, ai dyshohet se ka kryer veprën penale “vjedhja e pyllit” nga neni 349, paragrafi 1 të Kodit Penal të Kosovës.
Zjarr në një apartament në Tiranë
Si ushqehen astronautët në hapësirë? NASA ndan pamje
Trump: Falënderimi i takon Allahut, e marta “ditë ferri” për...
Ambasada e SHBA-së: Pashkë të gëzueshme dhe të bekuara për t...
Pashkë në hije lufte/ Papa Leoni XIV: Të mos paralizohemi ng...
Vuçiq: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit...