Ndërmarrja “Trepça” njofton se ka larguar një punëtor nga puna, pasi i njëjti ka munguar në punë për 42 ditë kalendarike.
Në njoftimin e ndërmarrjes thuhet se Komisioni Disiplinor ka mbajtur shqyrtimin publik lidhur me rastin e A.V., pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rendë të detyrave të punës.
“Me datën 29.01.2025 Komisioni Disiplinor ka mbajtur shqyrtimin publik lidhur me rastin e z.A.V pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rendë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.27 i Rregullores nr.prot: 2906 dt. 30.07.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A, për shkak se i njëjti ka munguar në punë që nga data 19.12.2024 ku në total i bie 42 ditë kalendarike. Andaj Komisioni disiplinor ka sjellur vendim me nr.prot:631 të dt. 29.01.2025 dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për z.A.V”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...
Vojvoda me super mesazh motivues: Qajmë dhe qeshim së bashku
Haxhiu: Demonstratat e vitit 1981 krijuan një ndërgjegjësim ...
Policia parandalon një rast të vjedhjes së pyllit në fshatin...