Përfshirja financiare në epokën e digjitalizimit, masat e politikave që duhet të ndërmerren në kontekstin rajonal për të avancuar agjendën e përfshirjes financiare dhe ruajtur stabilitetin financiar në të njëjtën kohë, ishte temë diskutimi e sesionit të tretë të Konferencës ndërkombëtare të nivelit të lartë e organizuar nga BQK-ja në Prishtinë, me temën ”Rreziqet dhe Mundësitë në një Sektor Financiar Dinamik-Perspektiva Zhvillimore”.
Panelistët diskutuan një varg çështjesh që lidhen me shqetësimet aktuale që janë në sektorin financiar, duke nisur nga fakti se a duhet të inkurajohet sektori financiar që të jetë më aktiv në huazimin e sektorëve të pafavorizuar dhe nën shërbim, në mënyrë që të arrijë një zhvillim më të ekuilibruar dhe gjithëpërfshirës.
Gjithashtu, u diskutua edhe për rolin e konsumatorit në rritjen e përfshirjes financiare, rolin që duhet ta kenë Agjencitë e Garantimit të Kredisë në rritjen e kreditimit dhe përfshirjes financiare etj.
Panelistë të ftuar në sesionin e tretë ishin: Cyril Muller, Zëvendëspresident i Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore, Peter Kruschel, Drejtor i Drejtoratit për Marrëdhënie Ndërkombëtare nga Autoriteti Federal i Mbikëqyrjes Financiare, BaFin, Arton Celina, Kryeshef Ekzekutiv, Banka BPB, Helmut Wacket, Shef i Divizionit, Inovacionit dhe Integrimit të Tregut nga Banka Qendrore Evropiane, pastaj Bertram Wieland nga Deutsche Bundesbank dhe Sylvia Wisniwski, Drejtoreshë Menaxhuese e Finance in Motion dhe Këshilltare për Investime në EFSE.
Në këtë sesion u diskutua për punën e Bankës Botërore për të përmirësuar përfshirjen financiare në epokën e digjitalizimit, masat që duhet të merren në kontekstin rajonal për të çuar përpara agjendën e përfshirjes financiare duke ruajtur stabilitetin financiar.
Gjithashtu, panelistët diskutuan edhe për aktivizimin më të madh të sektorit financiar në sigurimin e qasjes në financa dhe të kreditimit për të pafavorizuarit, dhe të nën shërbyerit në mënyrë që të arrihet një rritje më e balancuar dhe më gjithëpërfshirëse.
Po ashtu, përmes pyetjeve dhe përgjigjeve u diskutuan edhe për gjetjen e mundësive për të përfituar nga infrastruktura e përbashkët për qasje dhe identifikim elektronik në mënyrë që të zvogëlohen kostot e transaksionit dhe të rritet vëllimin e tyre./arbresh.info
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...
Trumpi thotë se nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin me Irani...
Ambasadori amerikan në NATO mbërrin në Kosovë, Ambasada jep ...
Rama: Siguria ushqimore, sfida më komplekse e procesit të in...