Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, komentoi formimin e qeverisë së re dhe zgjedhjet e reja nëse janë të mundshme ose jo.
Muja tha se që nga fillimi oferta për krijimin e ekzekutivit i është bërë Lidhjes Demokratike të Kosovës, i është bërë Nismës, në ndërkohë që Partia Demokratike e Kosovës dhe Lista Serbe kanë qenë të përjashtuara, që do të mbeten të tilla, shkruan Gazeta 10.
Muja tha se për shkak të sfidës që i ka sjellë Kosovës të sabotimit të vazhdueshëm që ia ka bërë shtetit të Kosovës , për shkak të Aleksandër Vuçiqit, kurse tjetra për shkak të vështirësive që ia ka sjellë Kosovës pas procesit dhe gjatë procesit të shtetformimit.
Ai theksoi se opsionet e tyre politike kanë qenë të hapura vetëm për LDK-në dhe Nismën.
“Ju e dini që ofertat tona politike kanë qenë publike. Jemi refuzuar ashpërsisht në shumë raste, më shumë se një rast nga LDK-ja, mirëpo ka qenë vullnet i shumicës së votuesve të të dy subjekteve politike. Kjo është edhe shkencërisht e konfirmuar që të krijohet një koalicion, por ajo është refuzu në ndërkohë që opsioni b ka qenë krijimi i qeverisë së bashku me Nismën dhe komunitetet joshumicë. Ato përpjekje do të vazhdojnë dhe i takon kryeministrit Kurti, që deri të shtunën të gjejë mekanizmin kompromisin formatin dhe koncesionet e nevojshme për krijimin e ekzekutivit”, shtoi tutje Muja.
Orban e quan Ukrainën “armik” të Hungarisë
Rahoveci rikthehet fuqishëm dhe e mposht në momentet e fundi...
Banorët e Big Brother ndajnë emocionet përpara dasmës së Klo...
Takimi i parë i Bordit të Paqes më 19 shkurt: Dy presidentë ...
IKSHPK: Rreziku nga virusi Nipah për Kosovën është i ulët
Analistët optimistë se institucionet e reja krijohen këtë mu...