Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka mohuar kategorikisht raportimet se Kosova ka importuar energji elektrike nga Serbia më 28 nëntor.
Ai tha se sipas të dhënave të deritanishme, pjesëmarrja e Serbisë në importet e energjisë për vitin 2025 është më pak se 1%.
Në një konferencë për media, Muja deklaroi se qeverisjet e kaluara kanë qenë ato që kanë varur Kosovën nga energjia serbe, ndërsa kjo praktikë – sipas tij – ka ndryshuar pas ardhjes së VV-së në pushtet.
“Në pesë vitet e fundit ajo çfarë qytetarët e Kosovës dhe ju si gazetarë duhet të informoheni e kemi një mega file të të gjitha vlerave, shitjeve dhe kontratave të energjisë elektrike për vend dhe furnitor që nga viti 2008. Do të jetë e qasshme për ju dhe njëherë e mirë ta sqaroni dilemën dhe akuzave dhe propagandës opozitare që ne e gjykojmë që është për të mbuluar krimin, qoftë përgjegjësinë e tyre të drejtpërdrejtë në kontrata por edhe për të mbuluar dëmin politik për dëmin që ua kanë bërë qytetarëve për shkak të një politike të gabuar të energjisë elektrike që nga 2006 posaçërisht në 2008, kur morën vendim PDK dhe LDK privatizimin e KEDS, e posaçërisht nga 2013 kur projekti i tyre për furnizimin e furnitorit të energjisë elektrike mori jetë. Pikë e parë është akuza se me 28 nëntor Kosova po importon energji elektrike nga Serbia, qytetarë të nderuar kjo është e pavërtetë”.
“Në fakt që nga koha kur kemi ardh ne, e kaltër nga 2008 deri diku kur ne kemi ardh në pushtet është importi i energjisë elektrike nga Serbia. Po, Kosova ka dominuar, importi i energjisë elektrike ka qenë privalent dhe furnitorët nga Serbia kanë qenë dominues deri në kohën kur ne kemi ardh në pushtet”, tha ai.
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...
“Situatë alarmante në Luginë” – Rexhepi: Diskriminimi mund t...
Protesta në mbështetje për UÇK-në në Shkup, reagon Mickovski
Buna nën dritën e hënës, Rama ndan imazhe mahnitëse të lumit
SHBA këshillon qytetarët e saj të largohen nga Venezuela “me...
Më pak se 1% import të energjisë nga Serbia