Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka vlerësuar procesin e votimeve të mbajtura sot si të rregullt dhe demokratik, duke theksuar se merita kryesore për mbarëvajtjen e tij u takon qytetarëve.
Muharremaj uron Vetëvendosjen për rezultatin zgjedhor: Tani është koha për punë
“Ne jemi shtet demokratik dhe qytetarët vendosin për të ardhmen përmes votës. I gjithë procesi i votimeve sot ka kaluar mirë dhe padyshim kjo është meritë ekskluzive e qytetarëve,” ka deklaruar Muharremaj.
Ai ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për rezultatin e arritur në zgjedhje, duke nënvizuar se pas përfundimit të procesit zgjedhor fokusi kryesor duhet të jetë puna dhe realizimi i premtimeve.
“E uroj Lëvizjen Vetëvendosje për rezultatin e arritur. Mendoj se ajo që duhet të vazhdojë tani, është vetëm puna,” ka shtuar ai.
Kryetari i Suharekës ka theksuar gjithashtu rëndësinë e mendimeve të ndryshme në një shoqëri demokratike, duke i cilësuar ato si vlerë dhe jo si ndarje. Sipas tij, qytetarët presin që rezultatet e zgjedhjeve të reflektohen drejtpërdrejt në projekte konkrete dhe zhvillim.“Mendimet e ndryshme nuk janë ndarje, por pasuri e demokracisë. Rezultatet, qytetarët tash duhet t’i shohin në realizim të projekteve,” ka përfunduar Muharremaj.Deklaratat e tij vijnë në një moment të rëndësishëm pas zgjedhjeve, duke përcjellë mesazhin e unitetit, respektimit të vullnetit qytetar dhe përkushtimit ndaj punës në shërbim të qytetarëve.
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...