Edhe tre raste të reja janë shënuar sot me coronavirus në Kosovë duke e çuar kështu numrin total të të infektuarve në 227.
Njëri nga rastet e konfirmuara sonte është nga komuna e Suharekës.
Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj ka thënë se personi në fjalë ka punuar tash e një kohë dhe se ka qenë i vendosur në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.
Ai ka kërkuar edhe një herë nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të mos kenë panik.
“Informacioni i fundit tregon se e kemi edhe një rast pozitiv nga Komuna e Suharekës me virusin Covid-19 dhe ai gjendet në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, ku i janë marrë rezultatet sepse ka ardhur nga jashtë vendit. Ky person ka punuar tash e sa kohë në Mal të Zi dhe nuk ka qenë i pranishëm në territorin tonë.
Pra, situatën po e analizojmë me kujdes dhe nuk ka nevojë për panik. Ju lutemi qëndroni në shtëpi dhe respektoni rregullat e institucioneve përkatëse”, ka shkruar ai në Facebook.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...