Kandidati shqiptar për eurodeputet në Itali, Muharrem Salihu thotë se ka qenë aktiv në politikën italiane për çështjet sociale dhe jo vetëm.
Salihu u shpreh se ai kandidon me koalicion Shtetet e Bashkuara të Evropës dhe se do t’i duheshin 30 mijë vota për të qenë pjesë e Parlamentit Evropian.
Sipas Salihut, në Itali janë 1 milion shqiptarë me të drejtë vote.
“Unë faktikisht kam qenë një lloj opozitari i politikës, por kam qenë aktiv në çështjet e karakterit humanitar dhe social, sidomos ato që lidhen me fatin e shqiptarëve në jug të Serbisë, Meqë atje ka probleme, sidomos me pasivizimin apo pastrimin etnik digjital, gjatë këtyre viteve, jamë marrë me këto probleme duke i ngritur në nivelet më të larta. Është rritje e nivelit e asaj që jam angazhuar gjithë kohën. Italia është e ndarë në 5 njësi zgjedhore. Në njësinë verilindje janë përfshirë 5 rajone. Është një popullatë sa gadishulli jonë, 12 milionë banorë. Ne do na mjaftonim 30 mijë vota për ta siguruar ulësen në Parlamentin Evropian. Kemi koalicionin Shtetet e Bashkuara të Evropës. Do na mjaftonim 30 mijë vota. Me arbërsh të rinj e të vjetër, i kalojmë 1 milion italianë me origjinë shqiptare. Flitet që janë rreth 400 mijë shqiptarë të rregullt. Numri i vërtetë është mbi 1 milion shqiptarë me të drejtë vote në Itali”, theksoi ai./abcnews.al
Zanetti për Kupën e Botës për Klube: Ne gjithmonë synojmë të...
Vuçiq: Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Ko...
Sulmet izraelite ndaj Iranit rrisin çmimet e arit
Avokati i ish-policit Spahiu thotë se disa policë të Kosovës...
“Banjska”, dëshmon polici: Grupi që na sulmoi nga mbi 20 poz...
Turqia dënon sulmet izraelite ndaj Iranit dhe kërkon ndaljen...