Nënkryetari i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Muharrem Nitaj, është një nga figurat e shumta të skenës politike të cilët kanë reaguar ndaj deklaratës së të dërguarit special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, lidhur me ndryshimin e Kushtetutës të Kosovës sa i përket temës së Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, njofton Insajderi.
Nitaj është shprehur se Kosova mund të kërkojë përjashtimin e Lajçakut nga procesi i dialogut pas kësaj deklarate.
Kështu tha ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ku përjashtimin e tij e ka përmendur duke krahasuar me procesin gjyqësor.
“Edhe në gjyq, njëra palë ka të drejtë të kërkojë përjashtimin e një gjyqtarit nga procesi. Edhe Prishtina ta kërkojë përjashtimin e Lajçakut”, ka shkruar Nitaj.
Osmani: Sot ftohen liderët partiakë për konsultime për datën...
Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon n...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së