Fitim Muçolli, asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në komunën e Podujevës ka vazhduar ngritjen e disa çështjeve që sipas tij janë shqetësim për banorët e kësaj komune.
Së fundi ai përmes një postimi në facebook ka shkruar për transparencës e kryetarit të komunës, Agim Veliut dhe stafit të tij, shkruan arbresh.info.
Muçolli ka publikuar një raport të KDI-së në të cilin komuna vlerësohet dobët në lidhje me transparencën në prokurimin publik. E sipas ti gjithë kjo është rezultat keqpërdorimeve të komunës që kanë qenë gjithmonë shënjestër e kritikave.
Asamblisti i VV-së ka shtuar gjithashtu se kryetari Veliu do të mbahet mend gjithmonë për 0 transparencë.
Më poshtë mund të gjeni të plotë postimin e Muçollit.
0% transparencë .
Për këtë do të mbahet mend gjithmonë kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu. E kjo duket të jetë rezultat i keqmenaxhimit për të cilën komuna ka qenë gjithmonë shënjestër e kritikave e që edhe ne si Lëvizje Vetëvendosje vazhdimisht kemi raportuar për raste të caktuara.
Në raportin e transparencës komunale të Institutit Demokrat të Kosovës thuhet se komuna gjatë tri viteve të fundit është vlerësuar me 0% në transparencën në prokurim publik, mbi 800 të bëra publikë në KRPP vetëm 2 janë publikuar në uebfaqe të komunës së Podujevës.
E gjendje pak më e mirë është paraqitur për transparencë buxhetore, këtë vit ka pas rritje të raportorëve buxhetore të publikuara në uebfaqen e komunës. Arbresh.info
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot