Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit sonte në orën 18:45 do të bëhet ndezja e dritave nga Xhamia e Gurit deri tek Gjimnazi “Sami Frashëri”.
Kështu bëri të ditur, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Ai tha se me këtë rast, të pranishëm do të jetë edhe kryetari i Bashkësisë Islame, Myftiu Naim Tërnava me bashkëpunëtorë, kolegët dhe drejtorë e komunës së Prishtinës.
“Ky, padyshim, është një moment i veçantë, në një muaj po ashtu të veçantë – muajin e sakrificës dhe përkushtimit, muajin e solidaritetit dhe mëshirës. Le të na shërbejë ky muaj si një mundësi më shumë për mirëkuptim më të madh me njëri-tjetrin, dhe të jemi më solidarë, që secila shtëpi, secila familje dhe secila sofër të jetë e mbushur me të mirat që na i ka dhuruar Zoti.”, u shpreh ai.
“Duke ju ftuar secilin prej jush që të jeni pjesë e ndezjes së dritave nga Xhamia e Gurit deri tek Gjimnazi “Sami Frashëri”, ua uroj Muajin e Shenjtë të Ramazanit. Agjërim sa më të lehtë dhe të pranuar”, tha Rama./Arbresh.info/
Afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës mbyllet sot
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri