Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është duke i trajtuar me kujdes të shtuar kërkesat e adresuara tek institucionet e Kosovës nga Shoqata e prodhuesve dhe përpunuesve të qumështit.
Për këtë arsyeje Ministria e Tregtisë dhe Industrisë tanimë ka themeluar Komisionin Ndër-Institucional duke u bazuar në Ligjin për Masa Mbrojtëse në Importe i cili ka për qëllim të vetëm rregullimin e tregut vendor të këtij sektori dhe mbrojtjen e tyre nga importi.
Kështu thuhet në një komunikatë për media të MTI-së, ku thuhet se ky mekanizëm është duke u kryesuar nga po kjo ministri dhe përfshin; Ministrinë e Financave, Ministrinë e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrinë e Punëve të Jashtme, Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, Doganat e Kosovës dhe Administratën Tatimore.
Tutje, thuhet se më 25 qershor 2015 është mbajtur takimi i parë i Komisionit Ndër-Institucional dhe “jemi duke siguruar të dhënat statistikore reale për importin e produkteve të qumështit me yndyrë bimore, me qëllim të shqyrtimit të mundësisë së vendosjes së ndonjë mase mbrojtëse”.
“Për me tepër Komisioni ka trajtuar edhe kërkesën sa i përket dyshimeve mbi kualitetin e produkteve të qumështit me përmbajte të yndyrës bimore. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka konfirmuar së këto produkte nuk janë të dëmshme dhe janë konform standardeve të BE-së. Megjithatë, institucionet qeveritare do të komunikojnë më autoritetet kompetente të vendeve prej nga vijnë këto produkte për të ri konfirmuar një gjë të tillë. Edhe sa i përket kërkesës për lirime doganore, është kërkuar nga shoqatat që të dërgojnë listën më propozimet e tyre konkrete për repromaterialet bashkë më kodet përkatëse doganore, të cilat pastaj Komisioni do t’i trajtoj dhe adresoj më tutje”, thuhet në komunikatën e MTI-së.
MTI-ja në bashkëveprim edhe më institucionet relevante të Kosovës, thitë se është e përkushtuar që t’i përkrahë prodhuesit dhe përpunuesit vendorë të qumështit dhe për ketë qellim Komisioni është duke mbledhur vazhdimisht të dhëna shtesë me qellim të arritjes se një zgjidhje në kuptimin e mbrojtjes eventuale të këtij tregu nga importet.
Haxhiu: Me Qeverinë Kurti 3, Superpuna për gratë
Sveçla: Për fitoren e 28 dhjetorit dhe për programin tonë pë...
Kurti: I vështirë normalizimi i marrëdhënieve me regjim auto...
Kurti nga Gjakova: Në katërvjeçarin e ardhshëm do të ndërtoj...
“Punëtor dhe i drejtë”, Sinani u bën thirrje qyt...
Spiropali nga Shkupi: Gjuha shqipe, gjuhë zyrtare në Maqedon...