Me qëllim të mbështetjes së nivelit të Kujdesit Parësor Shëndetësor (KPSH), përmes fondeve të projektit “Kosovo Emergency Covid-19 Project-AF”, Ministria e Shëndetësisë ka nënshkruar kontratë për furnizim me automjete specifike për nivelin e Kujdesit Parësor Shëndetësor.
Vlera e përgjithshme e kontratës është 748,000.00 Euro.
Përmes një komunikate për media nga MSH bëhet e ditur se nga ky projekt do të përfitojnë 22 komuna të Republikës së Kosovës, përkatësisht 22 qendra të Kujdesit Parësor Shëndetësor do të kenë në dispozicion automjete me pajisje të integruara për transport të sigurt të vaksinave dhe për vizitë të pacientëve në shtëpi.
Ky projekt është në kuadër të objektivit kryesor të Ministrisë së e Shëndetësisë, e cila mbetet e përkushtuar që në qendër të vëmendjes të jetë pacienti dhe shërbimet të cilat i ofrohen, duke përfshirë edhe furnizimin me pajisje dhe aparaturë moderne.
Kohë më parë, Ministria e Shëndetësisë ka furnizuar me pajisje për shërbime akute dhe emergjente 34 Qendra Kryesore të Mjekësisë Familjare./Arbresh.info/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës