Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë muajit gusht u vaksinuan 31% e qytetarëve.
Përmes një njoftimi për media nga MSH, thuhet se sipas të dhënave të fundit Kosova shënon rekordin mujor të përqindjes të popullatës së vaksinuar krahasuar me vendet e rajonit.
“Muajin gusht e filluam me 15.7% të popullatës së vaksinuar, dhe po e përfundojmë me 31% të popullatës të vaksinuar. Sipas të dhënave të fundit, Kosova shënon rekordin mujor të përqindjes të popullatës së vaksinuar krahasuar me vendet e rajonit. Rekordi mujor i shteteve të rajonit deri më tani është: Slloveni 11.6% (Maj 2021), Kroaci 14.4% (Maj 2021), Serbi 8.7% (Janar 2021), Maqedoni e Veriut 10.2% (Gusht 2021), Bosnje e Hercegovinë 5.7% (Korrik 2021), Shqipëri*10% (Prill 2021), Mali i Zi 14.9% (Maj) dhe Kosovë 15.3% (Gusht 2021)”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Opozita proteston sot në Tiranë, masa të rrepta sigurie dhe ...
Edi sulmon Dolcen me fjalë ofenduese pas ndarjes së saj nga ...
63 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Kurti: Komisionerë e individë që janë përfshirë në manipulim...
Rinumërohen 1,423 nga 2,557 vendvotime
Alexander-Arnold do të qëndrojë në Real Madrid