Pajisjet profesionale mbrojtëse dhe mjekësore të siguruara nga UNICEF-i, kanë arritur në Prishtinë, si pjesë e mbështetjes për sistemin shëndetësor në kuadër të reagimit ndaj krizës aktuale të koronavirusit.
UNICEF thotë se sot 3.6 ton furnizime janë dërguar në Ministrinë e Shëndetësisë për të mbështetur punonjësit shëndetësor në vijën e parë të luftës kundër COVID-19 në Kosovë.
Por disa komuna vazhdimisht po ankohen se po diskriminohen nga Ministria e Shëndetësisë, pasi që nuk po pajisen bollshëm me pajisje të duhura mbrojtëse dhe medikamente tjera mjekësore.
Por zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti në një përgjigje për KosovaPress ka siguruar të gjitha komunat se çdo institucion do të furnizohet sipas nevojës, por edhe komunat do të ndihmohen edhe sipas numrit të banorëve she ngarkesës me pacientë.
“Çdo institucion furnizohet si pas nevojave, vëllimit të punës, shkallës së rrezikshmërisë dhe ngarkesës me pacientë. Komunat do të ndihmohen edhe sipas numrit të banorëve që kanë”, tha Hoti.
Në këtë pako ndihme të UNICEF-it përfshihen 36,200 dorëza, 33,600 maska kirurgjike, 2,700 maska me mbushje të dendur, 1000 kominoshe për mbrojtje, 8,960 mantele dhe 2,800 përparëse mbrojtëse”, thuhet në njoftim.
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës